Presidenti Donald Trump është në një gjendje të mirë, tha sot mjeku i tij, Sean Conley për gazetarët jashtë qendrës mjekësore “Walter Reed”, në Maryland.
“Këtë mëngjes presidenti po shkon shumë mirë”, tha ai, duke shtuar se ekipi mjekësor është jashtëzakonisht i lumtur me përparimin që ka bërë presidenti.
“Trump nuk është nën oksigjen dhe nuk ka probleme me frymëmarrjen apo lëvizjen”, thanë mjekë nga spitali, kryesisht nga repartin i Kujdesit Pulmonar dhe Sëmundjeve Infektive.
Conley sqaroi se ishte ai që kishte rekomanduar transferimin e presidentit në spital