Një futbollist armen 22-vjeçar raportohet se ka humbur jetën si pasojë e luftimeve në rajonin e Nagorno-Karabakh. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga klubi i tij.
“Liparit Dashtoyan vdiq në krye të betejës së luftimeve të përgjakshme midis forcave armene dhe azerbajxhanase. Dashtoyan ka hyrë në listën e heronjve që kanë dhënë jetën e tyre për vendin. Pushofsh në paqe, ushtar”, thuhej në njoftimin e klubit
Futbollisti 22 vjeçar ka veshur fanellën e Alashkter-2 mes 2014 e 2019, ndërsa sot ka humbur jetën, duke iu shtuar 223 ushtarëve armenë të vrarë në luftime që nga 27 shtatori, sipas asaj që bëjnë të ditur autoritetet e Nagorno Karabakh.