Një gomone me 1.1 tonë kanabis është kapur ditën e sotme nga policia kufitare greke.
Siç shikohet edhe nga pamjet filmike të siguruara nga media greke, gomonia e ngarkuar me lëndë narkotike ka tentuar ti shmanget policisë, por pa mundur
Ata janë ndjekur nga një helikopter, ndërsa forcat bregdetare kanë qëlluar disa here ndaj tyre duke i paralajmëruar dhe bërë thirrje që të ndalonin.
Mediat greke thonë se droga vinte nga Shqipëria. Gjatë këtij aksioni është kapur edhe skafisti shqiptar, bashkë me dy persona të tjerë,
Vlera e mallit në skaf nëse dilte në treg mendohet se mund të arrinte në rreth 2 milion euro