DW: Ministri i Jashtëm gjerman paralajmëron Turqinë të mos “provokojë”

E mërkurë, 14 October 2020 10:05

 

Ministri i Jashtëm gjerman Maas do të flasë sot me Greqinë dhe Qipron për mosmarrëveshjen e gazit mes tyre dhe Turqisë. Ai e paralajmëroi Ankaranë me fjalë të qarta të mos e përshkallëzojë situatën.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas është nisur për në Qipro dhe Greqi për të folur në lidhje me mosmarrëveshjen e gazit midis dy shteteve të BE dhe Turqisë.

 

Para nisjes, Maasi e paralajmëroi Turqinë të mos e përshkallëzojë mosmarrëveshjen: “Ankaraja duhet t’i japë fund alternimit të shtensionimit me provokimin, po të jetë e interesuar qeveria për bisedime – siç ka siguruar vazhdimisht,” tha ai.

“Solidaritet i plotë” me Qipron dhe Greqinë

Partnerët e BE Qipro dhe Greqi kanë “solidaritet të plotë, gjithashtu në rolin tonë aktual si Presidencë e Këshillit të BE”, theksoi politikani i SPD. E qartë është se të gjitha palët duhet të punojnë për një raport fqinjësor të arsyeshëm. “Prandaj i bëjmë thirrje Turqisë që dritarja e dialogut që sapo është hapur me Greqinë të mos rimbyllet përmes masave të njëanshme.”

Maasi i kërkoi Turqisë të mos rifillojë kërkimet e gazit në zonat më të diskutueshme të detit. Kjo do të ishte “një pengesë e madhe” për përpjekjet për shtensionim dhe për zhvillimin e marrëdhënieve BE-Turqi.

Udhëtimi nuk vazhdon në Turqi

Në Qipro janë planifikuar fillimisht takime me Presidentin Nikos Anastasiadis dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Christodoulidis. Maasi më pas do të shkojë në Athinë ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe kolegun e tij Nikos Dendias. Sidoqoftë, nuk do të ketë një vizitë të mëvonshme në Turqi, për të cilën kanë raportuar tashmë mediat turke dhe greke.

Pas një pushimi njëmujor, Turqia e dërgoi anijen e kërkimit “Oruc Reis” përsëri në rajonin në jug të ishullit grek Kastellorizo, ​​për të kryer matje të mëtejshme sizmike. Anija besohet se do të qëndrojë atje deri në 20 tetor. Ministria e Jashtme greke e ka përshkruar këtë hap si “një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon”.

Anija u tërhoq nga ujërat e diskutueshëm vetëm muajin e kaluar në prag të një samiti të BE. Turqia e quajti këtë një sinjal të diplomacisë.

Mosmarrëveshja e gazit temë edhe në samitin e BE?

Që nga zbulimi i depozitave të pasura të gazit në rajon, ka pasur një mosmarrëveshje të ashpër rreth shfrytëzimit të tyre. Të dy anëtarët e BE, Greqia dhe Qiproja, por dhe Turqia i pretendojnë zonat përkatëse detare.

Mosmarrëveshja e gazit mund të jetë temë edhe në samitin e BE të enjten dhe të premten. Në fillim të tetorit, BE nuk i vendosi sanksionet e kërkuara nga Qiproja dhe Greqia kundër Turqisë, por kërcënoi të reagonte në rast të masave të reja turke në konfliktin për gazin natyror

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...