Koronavirusi ka çuar Europën në pikën kritike.
Shtetet e ndryshme të Europës, janë duke kthyer masat e rrepta për të parandaluar koronavirusin, i cili tanimë është duke u përhapur frikshëm.
Franca i është rikthyer karantinës. 6 qytetet më të mëdha do të jenë tërësisht të bllokuara nga ora 21:00 deri në orën 06:00.
Portugali/ Masat më të ashpra anti-Covid kanë filluar edhe Portugali sot pasi u shpall një "gjendje fatkeqësie". Mbledhjet publike janë të kufizuara në pesë persona dhe dasmat në 50. Një rekord 2.072 raste u njoftua të mërkurën.
Çekët mbyllën shkollat dhe baret dje por infeksionet janë ende në rritje - me një rekord të deklaruar 9,544 infeksione të reja. Kryeministri Andrej Babis thotë se shtretërit e veçantë Covid do të vendosen larg spitaleve të zakonshme, nga kjo fundjavë.
Gjermani/ Kancelarja Angela Merkel apeloi mbrëmë për të rinjtë gjermanë "Të mos bëjnë party tani, në mënyrë që të kenë një jetë të mirë nesër ose pasnesër". Gjermania ka raportuar një rekord ditor prej 6,638 rastesh. Kufizimet tani do të vijnë në zonat ku shkalla e infeksionit godet 35 për 100,000 njerëz, dhe rregulla edhe më të rrepta kur shkalla arrin 50 për 100 000. Shifrat e fundit sugjerojnë se disa rrethe në Berlin janë midis dhjetëra zonave me shkallë shumë të lartë të infeksionit.
Italia gjithashtu ka regjistruar numrin e saj më të lartë të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë - 7,332 raste. Por testimi është të paktën gjashtë herë më i lartë se në mars. Kryeministri Giuseppe Conte është lutur për një "ndjenjë të madhe përgjegjësie". "Ne duhet t'i respektojmë rregullat më kufizuese tani."
Britani e Madhe/ Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan ka paralajmëruar se kryeqyteti është në prag të kalimit në "gatishmëri të lartë" .
Khan tha se ai priste që vendimi të merrej "shumë shpejt, ndoshta këtë javë", duke shtuar se ai do të mbështeste ndryshimin për masat më të forta