Italia ka njoftuar masa të reja shtesë për të penguar përhapjen e koronavirusit. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Giuseppe Conte ka autorizuar kryetarët e bashkive dhe komunave të mbyllin vendet publike pas orës 21:00.
conte itali
Disa nga masat e marra nga qeveria italiane janë:
-Mbyllja në orën 18.00 e të gjitha lokaleve, bareve dhe pubeve.
-Mbyllja në orën 24.00 e lokaleve e restoranteve. Lejohen vetëm 6 persona në tavolina dhe një numër maksimal i përcaktuar paraprakisht i klientëve në lokal.
-Shkollat nuk do të mbyllen, por për nxënësit e ciklit të lartë dhe studentët hyrja në shkollë do të bëhet me turne dhe gjimnazet rekomandohen të kryejnë mësimin online.
-Nuk lejohet mbajtja e kongreseve dhe organizimi i panaireve. Lejohen vetëm konferenca me rëndësi kombëtare.
-Administrata publike duhet zhvillohet mbledhje vetëm në telekonferenca.
Kryeministri Conte tha në një fjalim televiziv të Dielën në mbrëmje: “Ne nuk mund të humbasim kohë, ne duhet të vendosim masa për të shmangur një bllokim të përgjithësuar, i cili mund të kompromentojë rëndë ekonominë.”
Këto masa të ndërmarra nga qeveria italiane erdhën pas rritjes së rasteve në dy ditët e fundit.
Këtë të dielë, në Itali u regjistruan 11.705 raste të reja.
Italia ishte kombi evropian më i goditur në fillim të pandemisë. Deri tani ka regjistruar 414,000 raste të konfirmuara të koronavirusit. Ndërsa kanë humbur jetën 36,500 persona.