Këshilltari shkencor i qeverisë së Britanisë së Madhe, Sir Jeremy Farrar, ka bërë të ditur se më shumë se një vaksinë e koronavirusit të ri (COVID-19) do të jetë në dispozicion në fillim të vitit 2021.
Në një intervistë për “Sky News”, Farrar theksoi se Task-Forca e vaksinave në Britaninë e Madhe ka bërë një punë absolutisht të jashtëzakonshme dhe se vendi është në një pozitë jashtëzakonisht të fortë.
Farrar është pjesë e Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat (SAGE).
“Britania ka qasje në disa vaksina të ndryshme përmes një vargu qasjesh të ndryshme.
“Vaksinat vijnë në të gjitha llojet dhe qasjet e ndryshme. Britania ka marrë një portofol vaksinash përmes të cilave më shumë se një, jam i sigurt, se do të vijnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, theksoi Farrar.
“Krishtlindjet e këtij viti do të jenë të vështira dhe jo normale për pothuajse të gjithë”, shtoi ai.
Të dhënat e fundit të qeverisë britanike njoftuan për 16 982 persona të tjerë të testuar pozitiv ndaj koronavirusit në Britaninë e Madhe, duke e çuar totalin në 722 409.
Të dhënat po ashtu treguan se 67 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar totalin në 43 646