Greqia i kërkon zyrtarisht Komisionit Evropian të konsiderojë pezullimin e një marrëveshje doganore midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian për shkak të atyre që i quan “provokime të vazhdueshme” të Ankarasë.
Lajmi bëhet me dije nga agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA, e cila ka cituar burime diplomatike.
Në një letër drejtuar shefit të zgjerimit të Komisionit Evropian, Oliver Varhelyi, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias tha se Komisioni duhet të konsiderojë pezullimin e plotë të marrëveshjes doganore.
Kjo thuhet në letër, duhet të jetë “një mesazh që nuk pajtoheni me sjelljen e paligjshme të Turqisë, që po vazhdon”.
Dendias gjithashtu shkruan se Turqia “vazhdon të shkelë në mënyrë të njëanshme marreveshjen doganore BE-Turqi duke miratuar tarifa të paparashikuara”, ndaj i bën thirrje Komisionit Evropian të shqyrtojë menjëherë miratimin e masave të mëtejshme kundër Ankarasë.