Franca është vendi i dytë në Evropën Perëndimore që ka kaluar një milion të të infektuarëve nga koronavirus, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Ditën e djeshme dhe Spanja kishte kapërcyer këtë prag me 1, 005, 295 të prekur me COVID-19.
Franca, sipas JH, ka regjistruar 1.000.357 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 34.075 vdekje.
Evropa ka shënuar një rritje të infeksioneve të reja gjatë muajve të fundit, duke i detyruar qeveritë të vendosin rregulla të reja të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit.