Dr. Anthony Fauci tha se një vaksinë për Covid-19 mund të jetë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara para mbarimit të vitit, nëse do të provohet se është "e sigurt dhe efektive".
Shkencëtari i qeverisë amerikane i tha Andrew Marr të BBC-së se dozat e para të kufizuara do t'u shkonin njerëzve sipas një përparësie të caktuar - dhe se do të duheshin "disa muaj gjatë vitit 2021" para se ajo të ishte e disponueshme më gjërësisht.
Ai shtoi se vaksina nuk do të zëvendësonte nevojën në vazhdimësi për masa për të mbrojtur njerëzit nga virusi edhe për mjaft kohë akoma.