Pesë milionë vende pune në transportin ajror në mbarë botën janë në rrezik

Hënë, 26 October 2020 08:03

 

Humbjet vazhdojnë të rriten për industrinë e linjave ajrore amerikane ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të dëmtojë ekonominë dhe zbehen shpresat për një paketë të menjëhershme ndihme financiare nga qeveria.

“Ka qenë një rrugëtim i pazakontë për industrinë e linjave ajrore që kur pandemia e koronavirusit goditi botën. Rënia e këtij sektori ia kalon krizave të mëparshme”, thotë Karl Moore i Universitetit McGill.

 

“Pamë fluturimet që pësuan rënie me 90 përqind në mars dhe prill, krahasuar me një vit më parë. Pra, është një kohë krize e jashtëzakonshme. Dhe janë qindra mijëra njerëz që punojnë në industrinë e linjave ajrore. Dhe kur mendoni për industrinë e linjave ajrore të udhëtimeve, të hotelerisë, janë miliona amerikanë në këto industri”, thotë profesori Moore.

 

Gati pesë milionë vende pune në transportin ajror në mbarë botën janë në rrezik, sipas vlerësimeve të Grupit të Veprimit të Transportit Ajror.

 

Në fillim të këtij viti, kompanitë e linjave ajrore amerikane morën miliarda në formën e fondeve dhe kredive që i ndihmuan ato të qëndronin në këmbë. Shpresa ishte se tashmë virusi do të ishte qetësuar. Por, nuk ndodhi kështu.

“Shohim që udhëtimet brenda Shteteve të Bashkuara janë rritur pak, por udhëtimet ndërkombëtare kanë rënë jashtëzakonisht shumë; madje edhe udhëtimet brenda vendit as nuk i afrohen nivelit të vitit të kaluar.”

“Pra, kemi krizën e vazhdueshme. Mund të kemi ndoshta një valë të dytë me sigurisht shumë më tepër njerëz që sëmuren nga sa kishim shpresuar për këtë periudhë të vitit. Pra, problemet e kësaj industrie nuk i kanë kaluar ende gjashtë ose shtatë muaj dhe do të vazhdojnë për disa muaj dhe ndoshta për disa vite në vazhdim”, thotë zoti Moore.

 

Negociatat midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë për një paketë të re ndihme vazhdojnë me pak shenja se një marrëveshje do të arrihet së shpejti.

Kjo ka bërë që kompanitë ajrore të shkurtojnë vendet e punës, të ofrojnë pension të parakohshëm dhe të marrin masa të tjera për uljen e kostove.

Por disa ekspertë vërejnë se me linjat ajrore që patën fitime të shumta gjatë dekadës së fundit, ata mund të kishin marrë vendime më të mira, edhe pse nuk mund ta parashikonin pandeminë.

 

“Në vitet e fundit para COVID-it, kjo industri pagoi shuma të mëdha, shuma vërtet të mëdha të dividentëve për aksionerët, si dhe për riblerjen e aksioneve, që është e barabartë me një dividend. I rimarrin këto aksione duke i paguar. Në thelb, ata mbetën me shumë pak para të thata”, thotë Israel Shaked, nga Shkolla e Biznesit e Universitetit të Bostonit.

Israel Shaked në një artikull të fundit argumenton se vendimet e marra vitin e kaluar nga linjat ajrore ishin dritëshkurtra.

“Nëse i hidhni një sy vitit 2019, për shembull, kjo industri pagoi vetveten. Dhe jam duke folur vetëm për kompanitë American, United, Southwest, Alaska, JetBlue dhe Delta. // Ata paguan dividendë prej 1.7 miliardë dollarësh dhe riblenë aksione prej 7.4 miliardë dollarësh. Nëse i kombinoni këto dyja, flitet për pothuajse 7, 8, apo 9 miliardë dollarë në vit që dalin nga kompania”, thotë ai.

Megjithatë, humbjet e kombinuara të tremujorit të tretë për American, United, Delta, Southwest dhe Alaska Air kanë tejkaluar tashmë shumën 11.5 miliardë dollarë.//ATSH

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...