“Ky virus është shumë i vështirë. Kemi shumë informacion, por nuk dimë gjithçka. Kjo valë e dytë do të jetë ndoshta më e madhe se e para dhe ndikimi në sistemin shëndetësor do të jetë i menjëhershëm në tre javët e ardhshme, sidomos në shërbimet e reaminacionit”- tha tha presidenti i komitetit shkencor francez, Jean-Francois Delfraissy gjatë një interviste për radion RTL.
Sipas tij, aktualisht ka mbi 50 mijë raste të reja me koronavirus në ditë, por Delfraissy beson se kjo shifër po shkon drejt 100 mijë rasteve në ditë.
“Përballë kësaj vale të fortë të koronavirusit ekzistojnë “dy mundësi”, ose një “izolim më masiv si në orë ashtu edhe në shtrirjen gjeografike të territorit kombëtar dhe një bllokim “më pak i vështirë”, si ai i llojit irlandez. Në të dy rastet shkollat duhet të qëndrojnë të hapura”, tha Delfraissy, i cili theksoi se çdo vendim në këtë drejtim varet nga qeveria dhe politika