Në Izmir, qyteti më i goditur nga tërmeti shkatërrues që ra disa orë më parë në detin Egje, vijon operacioni i shpëtimit. Nga informacionet e para zyrtare, konfirmohen deri më tani 19 viktima dhe 420 të plagosur. 17 viktima në Turqi dhe 2 në Greqi. Mes viktimave në ishullin Samos janë dhe dy minorenë, një 15-vjeçare dhe një 17-vjeçar.
Dhjetëra objekte atje janë shembur, ndërsa deri më tani është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një grua. Të shumtë raportohet të jenë personat që kanë mbetur poshtë pallateve të shembura.
Agjencia e kërkim-shpëtimit i bën thirrje qytetarëve të mos futen nëpër banesat e tyre, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënoja.
Kryebashkiaku Tunc Soyer tha për CNN Turk se vetëm në Izmir janë shembur 20 godina. Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan shkroi në Twitter “Shërim të shpejtë Izmir”, ndërsa premtoi ndihmë të menjëhershme për personat e prekur. “Kemi nisur punën me të gjitha agjencitë shtetërore për t’i qëndruar pranë popullit tonë