52,518 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Francë, duke vendosur një rekord të ri ditor që nga shpërthimi i sëmundjes, në krahasim me dje kur u testuan pozitivë 46,290.
Autoritetet shëndetësore franceze raportojnë se kjo shifër e justifikon bllokimin e ri të vendosur të premten në vend.
Por ende ai nuk i ka dhënë efektet e paera referuar faktit se shtrimet në spital janë rritur përsëri me më shumë se 1.000.
Gjtë 24 orëve të fundit numri i njerëzve në Francë që kanë humbur jetën nga infeksioni COVID-19 llogaritet 416, ndërsa dje ishte 231.
Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet në 1,466,433, ndërsa ai i viktimave në 37435.