Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer ka konfirmuar origjinën e autorit të sulmit terrorist në Vjenë.
Nehammer ka njoftuar se autori 20 vjeçar ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që ka mohuar faktin se ishte azilkërkues apo refugjat. Është qartësuar se ai kishte lindur në Vjenë.
Sipas njoftimit, 20 vjeçari kishte rekode penale përsa i përket çështjes së anëtarësimit në një organizatë terroriste. Nuk dihet nëse autori ka vepruar i vetëm apo ka pasur edhe bashkëpunëtarë të tjerë