Ky është momenti prekës kur vogëlushja trevjeçare Elif Perinçek, e cila u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin perëndimor turk të Izmirit të hënën, u bashkua me nënën e saj në spital.
Vajza u nxor e gjallë nga rrënojat gati tri ditë pas tërmetit të fuqishëm 6,9 ballë në Detin Egje.
Ekipet e shpëtimit e nxorën vajzën, nga rrënojat, pastaj e çuan atë me një barelë në një ambulancë, ndërsa ekipet e urgjencës vazhduan kërkimet për të mbijetuar në tetë ndërtesa të tjera.
Të dy motrat dhe vëllai i trevjeçares, Elif Perinçek, u gjetën të gjallë në rrënoja së bashku me nënën e tyre të shtunën, por një nga fëmijët më vonë vdiq.
“Një mijë falënderime për ty, Zoti im. Ne kemi nxjerrë Elif-in tonë të vogël nga blloku i apartamenteve”, shkroi në “Tëitter”, Mehmet Gulluoglu, kreu i autoritetit të fatkeqësisë dhe menaxhimit të emergjencave të Turqisë (Afad). Katërmbëdhjetëvjeçarja, Idil Sirin, po ashtu u nxor nga rrënojat të hënën, pasi ishte bllokuar për 58 orë. Motra e saj tetëvjeçare, Ipek, nuk mbijetoi.