Presidenti aktual Donald Trump ka rikuperuar ndjeshmën në rezultat. Menjëherë ai ka fituar sipas projeksioneve dhjetëra vota elektorale për të shkuar në 174.
Fitore të rëndësishme Trump ka korrur në Florida, shtet kyç i këtyre zgjedhjeve që mbart 29 vota elektorale.
Tashmë Trump nuk është dhe aq larg rivalit Biden, teksa republikanët presin fitoren edhe në tre shtete të tjera të rëndësishme, Teksas, Georgia dhe Pensilvani.
Ndërkohë rivali i tij Joe Biden ka arritur në 223 vota elektorale dhe është shumë pranë fitores, por ai tashmë në avantazh është vetëm në Maine e Arizona, dhe askund tjetër.
Trump nga ana tjetër ka korrur sukses në 21 shtete teksa ka epërsi në shumicën e të tjerave, ndërkohë që edeh Nevada është në proces numërimi, ku dhe aty Presidenti akutal është në avantazh.
Në rast se Trump arrin të mbajë avantazhin në shtetet që kanë mbetur të lëkundura atëhere do të ketë një përmbysje rezultati.