Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë shoqëruar me tensione, sidomos në këto orë kur rezultati zgjedhor mbetet i paqartë.
Një video virale e ka polarizuar akoma më shumë situatën. Aty shihet një protestuese anti-Trump, e cila pështyn një polic
24-vjeçarja Devina Singh dëgjohet duke thirrur: ‘Ik q..., fashist’. Pasi ajo pështyn policin, ai e arreston me forcë.
Gjate fushatës zgjedhore, presidenti Donald Trump u rreshtua në krah të forcave policore, duke bërë thirrje për rend dhe ligj. Kurse në anën tjetër, protestuesit pro të majtës bënin thirrje për kufizim të shpenzimeve për policinë.