Donald Trump dhe Joe Biden pretendojnë secili se janë para në garën presidenciale amerikane. Rezultati është shumë i ngushtë dhe të dyja palët janë përgatitur për betejë ligjore. Por a mundet që Trump të fitojë zgjedhjet, pyet BBC?
Zoti Biden ka deri më tani 253 vota elektorale, duke i dhënë atij avantazhin në garën për të grumbulluar 270 votat e nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Zoti Trump ka 214 vota.
Në zgjedhjet amerikane, votuesit vendosin në një garë në bazë shtetesh. Secili shtet ka një numër të caktuar votash elektorale, kryesisht bazuar te popullsia. Në total janë 538 vota për t’u fituar.
Tani për tani Trump projektohet se ka humbur Uiskonsin me 10 vota elektorale. Ai duhet të fitojë Xhorxhian me 16 vota, Karolinën e Veriut, me 15 vota, Pensilvaninë me 20 vota dhe- ose Arizonën me 11 vota, ose Nevadën me 6 vota për të fituar.
Të enjten në mëngjes, një zyrtar zgjedhor në Xhorxhia tha se janë akoma 60 mijë vota për t’u numëruar. Diferenca mes Trump dhe Biden është ulur në 18 mijë vota.
Në Arizona, Biden po udhëheq me 80 mijë vota.
Në Nevada Biden udhëheq me një diferencë të vogël, por rezultati nuk pritet deri të enjten vonë.
Ndërkohë në Filadelfia, rezultati pritet të vonohet akoma më shumë.
BBC ka projektuar rezultatin bazuar në të dhënat që ka. Sipas projeksioneve, gjashtë shtetet e mbetura kanë këto të dhëna:
Arizona: Biden 50.5 përqind, Trump 48.1 përqind
Xhorxhia: Biden 49.2 përqind, Trump 49.6 përqind
Nevada: Biden 49.3 përqind, Trump 48.7 përqind
Pensilvania: Biden 48.3 përqind, Trump 50.4 përqind
Karolina e Veriut: Biden 48.8 përqind, Trump 50.1 përqind
Alaska: Biden 33.0 përqind, Trump 62.9 përqin