Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump nuk e ka pranuar ende rezultatin e zgjedhjeve, ku ai humbi përballë Joe Biden. Ekipi i presidentit republikan Trump deklaroi dje se kishte ngritur padi në Arizona, në të cilën pretendon se qarku më i populluar i këtij shteti jugperëndimor skualifikoi në mënyrë të gabuar një numër votash të hedhura ditën e zgjedhjeve nga disa votues.
Në këtë padi, e cila është depozituar në Gjykatën e Lartë shtetërore të Qarkut Marikopa, thuhet se punonjësit e zgjedhjeve u kishin thënë disa votuesve të shtypnin një buton, pasi një makinë kishte zbuluar një votë të tepërt. Ekipi i Turmp pretendon se në 3 nëntor, ditën e zgjedhjeve, janë përdorur makineri të reja votimi dhe se ato vota mund të kenë qenë “përcaktuese” në rezultatin e garës Trump-Biden.
Kujtojmë se Joe Biden kryeson me 0.65%, ose pak më shumë se me 21,000 vota në shtetin Arizona.
(BalkanWeb)