Zonja e Parë në detyrë e SHBA-ve Melanie Trump ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve nga ana e bashkëshortit të saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Melanie shprehet se çdo votë e ligjshme duhet të numërohet, ndërsa thotë se populli amerikan meriton zgjedhje të drejta.
“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë e ligjshme – jo e paligjshme – duhet të numërohet. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, shkruan Melania Trump.
Bashkëshorti i saj, Donald Trump, president në detyrë nuk ka pranuar humbjen në zgjedhje, ndërsa ka thënë se do të nisë betejën ligjore