Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar në lidhje me lajmin se vaksina gjermane është 90 për qind e efektshme ndaj koronavirusit Covid-19.
‘Tregjet po reagojnë shumë mirë, vaksina është rrugës.
Raportohet 90 përqind efektive. Sa lajm i madh’, shkruan presidenti Trump në Twitter.
Vaksina anti-Vovid-19 e krijuar nga Kompania Pfizer me qendër në Nju York dhe BioNTech mund të parandalojë më shumë se 90% të njerëzve që të preken nga Covid-19, theksohet kështu në një studim të publikuar nga BBC.
Pas publikimit të rezultateve zbuluesit e përshkruan atë si një ‘ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin’.
Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqure probleme apo efekte anësore. Hapi i radhës është kërkimi i miratimin nga institucionet përkatëse për shpërndarjen e saj.
Prof Ugur Sahin, një nga themeluesit e BioNTech, i përshkroi rezultatet si një ‘moment historik’. Britania e Madhe tashmë ka porositur 30 milion doza.
Përveç Vaksinës së Pfizer janë edhe disa vaksina të tjera në faza të ndryshme të testimit, por ky është i pari që tregon rezultate pozitive.