BILD
Shpresat e mbarë botës tani janë drejtuar për te kjo kompani gjermane.
Firma farmaceutike Biontech me qendër në Mainz shpalli lajmin e mrekullueshëm të hënën për efektshmërinë e vaksinës kundër koronavirusit BNT162b2: serumi ofron 90 përqind mbrojtje kundër sëmundjes Covid-19. Efekte serioze anësore? Asnjë i vëzhguar deri më tani.
Ky është rezultati i një studimi intensiv shkencor me 43.538 pjesëmarrës. Nuk është më pak se një gur kilometrik, thotë bosi i kompanisë, Ugur Sahin, 55 vjeç.
Por ky është edhe kulmi i një karriere sipërmarrëse të shkurtër, por jashtëzakonisht të vështirë. Kjo për shkak se Sahin erdhi në nga Turqia në Gjermani me prindërit e tij kur ishte 4 vjeç. Ai u rrit në Këln dhe studioi mjekësi në universitet aty.
Më pas themeloi në vitin 2008 me të shoqen, Ozlem Tureci, kompaninë Biontech. Kompania ka aktualisht 1323 punonjës dhe bën kërkime edhe për ilaçet kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera serioze.
Vaksina e koronës do e përshpejtojë suksesin e Biontech.
Së bashku me gjigantin farmaceutik amerikan, Pfizer, kompania me bazë në Mainz dëshiron të prodhojë mbi 50 mln doza vaksinash këtë vit.
Një aplikim për të marrë autorizimin për shitjen e tyre do të bëhet javën që vjen