Operacioni më i madh në histori/ Ja kur nis vaksinimi anti-Covid, Italia merr 1.7 milion doza

Tuesday, 10 November 2020 10:52

 

1.7 milion doza të vaksinës anti-Covid duke nisur nga gjysma e dytë e janarit 2021.

Sipas asaj që zbulon e përditshmja italiane “Repubblica”, më 29 tetor është rënë dakord mes ministrit italian të Shëndetësisë Roberto Speranza dhe përfaqësues të lartë të Pfizer, i cili dje njoftoi dje zbulimin e vaksinës, efektiviteti i së cilës kundër Covid është 90%, për të siguruar sasinë e parë të virusit.

PLANI DHE KOHA – Parashikimi është që Agjencia Evropiane mund të shqyrtojë fazën e fundit të provës dhe të miratojë ilaçin midis fundit të dhjetorit dhe gjysmës së parë të janarit.

Duke nisur nga 20 janari 2021 qeveria do të fillojë me kryerjen e saj fillimisht te bluzat e bardha, ndërsa ushtria do të bashkëpunojë në transportimin e materialeve dhe planifikimin e logjistikës.

Do të duhen “disa javë” për të përfunduar këtë fazë të parë – për të cilën një komision i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë po punon në konfidencialitet të plotë, përcjell Ora News.

 

DOZAT E PARA – Speranza, së bashku me ministrin gjerman të shëndetësisë, synon të mbyllë paktin e shpërndarjes mes vendeve anëtare të BE deri të premten.

Italia pritet të marrë 13.5% të totalit të këstit të parë., çka do të thotë 3.4 milionë doza. Kjo do të thotë të ofrosh mbulim afërsisht për 1.7 milion njerëz (pasi një vaksinë ka dy doza).

Ky është edhe operacioni më i madh i vaksinimit në historinë e njerëzimit, shkruan Ora News.

Bashkimi i firmave amerikane e gjermane Pfizer dhe BioNTech njoftuan dje se vaksina që po testohet prej tyre rezultoi 90 për qind efikase, shumë më mirë sesa pritej nga shumica e ekspertëve.

Përqindja e lartë e njerëzve të përfshirë në provat klinike që rezultojnë të mbrojtur nga koroanvirusi, i bëjnë gjetjet edhe më të plota. Më parë rregullatorët kishin deklaruar se do ta miratonin për përdorim masiv vaksinën nëse ajo rezultonte edhe 50 për qind efikase. Përmes një deklarate kompania tha se vaksina nuk shkakton efekte anësore serioze.

“Sot është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin. Pjesa e parë e rezultateve të fazës së tretë të testimit të vaksinës na jep të dhëna bindëse për aftësinë e vaksinës sonë për të parandaluar Covid-19,” tha Dr Albert Bourla, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i Pfizer.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...