Gati në mes të janarit 27 milionë dozat e para të vaksinës për Italinë

E mërkurë, 11 November 2020 21:10

 

27 milionë dozat e para të vaksinës do të jenë gati për Italinë në mes të muajit janar 2020 e 13 milionë doza të tjera në muajt e ardhshëm.

Por si do të shpërndahet vaksina Pfizer Biontech në territorin italian dhe a është gati Italia për menaxhimin e sistemit të organizimit ndaj kësaj vaksine që kërkon një temperaturë të rrallë ruajtje në ’80 gradë?

Ditë e rëndësishme sot për Italinë në problemin më madhor që ka vendi me përballjen e pandemisë Covid 19.

Autoritetet shëndetësore italiane kanë nisur punën e një plani të detajuar për mënyrën e shpërndarjes së vaksinës Pfizer Biontech, kontratat me të cilën pritet të nënshkruhet gjatë këtyre orëve.

Italia do të marrë 13.7 % të 200 milionë dozave të para të shpërndara në Bashkimin Europian e baraz me rreth 27 milionë doza të cilave do t’u shtohen më vonë dhe 13 milionë doza të tjera ndër 100 milionë që do të shpërndahet në të gjithë territorin komunitar.

Kryetari i Këshillit Suprem të Shnëdetësisë italiane Franco Lucatelli ka informuar se në janar të 2020 italia do të ketë në dispozicion dozat e para të vaksinës që do t’u ofrohen fillmisht punonjësve të sistemit shëndetësor, forcave të rendit e grupmoshave më të ndjeshme të popullsisë.

 

“Jemi mjaft optimistë që ky moment do të sjellë kthesën e shumëkërkuar në luftën tonë kundër pandemisë “, ka deklaruar ai.

Drejtori i Politikave të parandalimit të Epidemive në Minsitrinë Italiane të Shëndetit Doktor Giovanni Rezza ka deklaruar se Italia ka nisur punën e një plani specifik për mënyrën e shpërndarjes së vaksinës në të gjithë territorin kombëtar e ku do të përfshihen rreth 13,5 milionë italianë, pra një pjesë e rëndësishme e popullisës rreth 60 milionë që ka Italia.

Mjaft i rëndësishëm është sistemi i shpërndarjes së vakisnës Pfizer Biontech i cili duhet të kryhet mjaft shpejt e në mënyrë efiakse pas vaksina kërkonë një temperaturë raujtje -80 gradë e për momentin asnjë aeroport italainë nuk është në gjëndje të garantoj këtë lloj sistemi.

Në Itali ekzistojnë vetëm dy aeroporte Leonardo Da Vinci (Fiumicino) në Romë e Malpenza në Milano të autorizuara për shpërndarjen e barnave mjekësore por dhe në këto dy aeroporte nuk ka pajisje frigoriferike për konservimin në -80 gradë sic e kërkon vaksina Pfizer Biontech.

Për vaksinat e tjera si ajo kundër gripit, temperatura e ruajtjes shkon nga -2 deri në -8 gradë.

Me shumë gjasa pritet që në planin e shpërndarjes së vaksinës Italia të përfshijë dhe forcat e Ushtrisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...