Pretendimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për mashtrim të procesit zgjedhor nuk kanë fund.
Përmes një shënimi në Twitter Trump shpalli veten fitues të zgjedhjeve, ndërsa pak më vonë, ai foli për mashtrim, duke intensifikuar edhe një herë sulmet e tij ndaj procesit zgjedhor.
“Demokratët Radikalë, duke punuar me partnerin e tyre, Fake News Media janë duke u përpjekur të vjedhin këto Zgjedhje. Nuk do t’i lejojmë!” shkruan Trump.
Ndërsa në një deklaratë tjetër ai shkruante: “Ata duan të rrisin numrin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Nuk do t’i lëmë. (p.s. për të pasur shumicën)”.
Sigurisht, koronavirusi nuk mungon në raportet e tij, ku thotë se: “Virusi kinez po godet brutalisht vendet evropiane. Fake News nuk e pëlqen këtë” .