Zëri Amerikës:Përse gabuan sondazhet në SHBA?

E mërkurë, 18 November 2020 20:29

 

Nga VOA-

Sondazhet parazgjedhore në Shtetet e Bashkuara tregonin se Joe Biden do ta fitonte me shumicë dërrmuese garën presidenciale dhe se demokratët do të merrnin kontrollin e Senatit.
Por, shumë prej këtyre sondazheve nuk qëlluan në shenjë.
Frank Luntz është anketues i njohur republikan. Para ditës së zgjedhjeve, ai tha për televizionin FOX News se një gabim në sondazhe si në vitin 2016 do të rrezikonte biznesin e tij.
“Nëse Donald Trump ka të drejtë dhe anketuesit gabojnë, atëherë njerëz si unë do të duhet të gjejnë një profesion të ri”, tha zoti Luntz.
Fitorja e Joe Bidenit, edhe pse e thellë, nuk ishte dërrmuese. Demokratët morën pak vende në Senat dhe humbën disa në Dhomën e Përfaqësuesve. Zoti Luntz thotë se rezultatet ishin “shkatërrimtare” për industrinë e sondazheve.
“Sigurisht që sondazhet gabuan rëndë”, thotë Joseph Campbell i Universitetit Amerikan.
Zoti Campbell është autor i një libri mbi gabimet e famshme të sondazheve politike në vite.
“Sondazhet tregonin se do të kishte një valë blu, se Joe Biden do ta merrte me lehtësi Shtëpinë e Bardhë, do të sillte një shumicë në Senat si dhe një rritje të shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve. Por asnjëra nga këto nuk ndodhi”, thotë ai.
“Sondazhet krijojnë pritshmëri para zgjedhjeve”, thotë Bill Schneider, analist politik në Universitetin George Mason.
“Ajo që bënë sondazhet është se nxitën shumë mbështetës të Presidentit Trump të cilët ishin entuziastë, por që jo domosdo do të votonin. Ata janë njerëz të bardhë të shtresës punëtore, që nuk votojnë në masë. Zemërimi i nxiti ata të dilnin dhe të votonin për të shpëtuar presidentin dhe Partinë Republikane”, thotë profesori.
Në çdo sondazh ka një përqindje gabimi. Të kuptosh se kush do të votojë është me rëndësi për ta mbajtur këtë përqindje sa më të ulët.
“Çdo anketues synon të heqë nga sondazhi ata njerëz që thonë se do të votojnë, por që në fakt nuk shkojnë. Anketuesit e bëjnë këtë me mënyra të ndryshme; ata përdorin mekanizma të caktuara për të hequr nga sondazhi njerëzit që nuk ka gjasa të votojnë”, thotë zoti Campbell.
Ka një arsye që anketuesit thonë se sondazhet e tyre janë thjesht një “fotografi në kohë”.
“Sondazhet janë shumë të dobishme për të kuptuar se çfarë po ndodh politikisht, por vështirë të parashikojnë atë që do të ndodhë më pas, sepse njerëzit ndryshojnë”, thotë profesor Schneider.
Edhe pse industria e sondazheve mund të vuajë disa pasoja, ajo nuk do të zhduket.
“Sondazhet dhe hulumtimi i opinioneve janë bërë shumë më të ngulitura, shumë më të gjera në jetën amerikane, në jetën e biznesit, në atë kulturore dhe politike”, thotë zoti Campbell.
Aq shumë, saqë anketimet për zgjedhjet e vitit 2024 kanë filluar që tani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...