Momente frike përpara zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel. Të mërkurën në mëngjes, një makinë u përplas me dyert e kancelarisë.
Sipas gazetës BILD, mendohet se ky ishte një sulm i motivuar politikisht.
Në makinë ishte shkruar: Ndaloni politikat e globalizimit, ju vrasës të mallkuar fëmijësh dhe të moshuarish.
E njëjta makinë mendohet se ka bërë diçka të ngjashme në dyert e kancelarisë në vitin 2014. Në atë kohë, në makinë shkruhej: Jo më vrasje njerëzish nga ndryshimet klimatike. Kurse në anën tjetër shkruhej: Nicole, të dua.
Shoferi 48-vjeçar u arrestua atëherë dhe u mor në pyetje.
Ndërkohë aktualisht skena e ngjarjes është rrethuar nga policia dhe një ambulancë është parë duke lëvizur. Ngjarja ndodhi kur Merkel po mbante një video-konferencë.