Presidenti i Fondacioneve të George Soros të Shoqërisë së Hapur, Patrick Gaspard, do të japë dorëheqjen, duke i hapur rrugën vetes për të marrë një pozicion të mundshëm në administratën e Biden.
Gaspard, i cili ka shërbyer në fondacionin e miliarderit të lindur në Hungari për tre vjet, njoftoi të premten se ai do të tërhiqet nga pozicioni që mban në fund të vitit, njoftoi Shoqëria e Hapur.
Gaspard më parë ka shërbyer si ambasador i SHBA në Afrikën e Jugut midis viteve 2013 dhe 2016 në administratën e Obamës. Para kësaj, ai ka shërbyer si drejtor i Zyrës së Çështjeve Politike të Shtëpisë së Bardhë.
Axios raportoi se ka spekulime se ai mund të bashkohet me administratën e Biden, ndoshta si Sekretar i Punës. Ai ka përvojë të mëparshme me sindikatat e punës – pasi ka punuar për Unionin Ndërkombëtar të Punonjësve të Shërbimit (SEIU.)
Në një deklaratë, Gaspard tha se ai dëshiron të rikthehet në politikë për të vazhduar "luftën kundër shtypjes kudo".
"Ndryshimi themelor shoqëror nuk ndodh zakonisht në një moment revolucionar. Në vend të kësaj, ajo që nevojitet është partneriteti i aktivistëve, qeverisë dhe sektorit jofitimprurës, duke bashkëpunuar përtej kohës dhe hapësirës, me unitet dhe solidaritet, "tha ai.
"Kjo është ajo që unë kam punuar për të arritur në Shoqërinë e Hapur. Angazhimi im tani do të jetë të rikthehem në botën e politikës dhe ideve, ku mund të vazhdoj luftën kundër shtypjes kudo."