Presidenti i SHBA, Donald Trump pranon se nuk është planifikuar që të jetë ndër të parët që do marrë vaksinën ndaj COVID-19.
Mediat amerikane njoftuan se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do ishin ndër të parët që do e merrnin vaksinën ndaj COVID-19, që fillon që sot në SHBA, por duket se Trump ka ndryshuar planet.
Sipas Presidentit në detyrë të SHBA, zyrtarët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet ta marrin më vonë, përjashtim vetëm rastet e nevojshme.
Ai konfirmon se e ka kërkuar këtë rregullim për zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë dhe se shpreson që dhe vetë të vaksinohet në kohën e duhur.
STATUSI NGA DONALD TRUMP
Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën disi më vonë në program, përveç nëse është e nevojshme posaçërisht. Unë kam kërkuar që të bëhet ky rregullim. Nuk jam planifikuar të marr vaksinën, por shpresoj ta bëj këtë në kohën e duhur. Faleminderit!