Policia ka neutralizuar mbështetësit e presidentit, Donald Trump në Kongresin Amerikan pasi ata thyen një nga ndërtesat më ikonë të SHBA-së, duke përfshirë kryeqytetin e vendit në kaos pasi republikani u kërkoi mbështetësve të luftonin kundër numërimit ceremonial të votave elektorale që konfirmuan fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Pak pas orës 13:00 (sipas orës lokale amerikane) qindra protestues pro-Trump kaluan nëpër barrierat e vendosura përgjatë perimetrit të Capitol Hill, ku ata u përleshën me policë, ku disa i quanin “tradhtarë” që bënin punën e tyre.
Rreth 90 minuta më vonë, policia tha që demonstruesit hynë në ndërtesë dhe dyert e Shtëpisë dhe Senatit po mbylleshin. Pas pak, nënpresidenti, Mike Pence si dhe senatorët u evakuuan.
Një ballafaqim i armatosur ndodhi në derën e përparme të Kongresit, ku një mbështetës i Trumpit u fotografua gjithashtu duke qëndruar në zyrën e Nancy Pelosit.
Gruaja që u qëllua brenda Kongresit Amerikan të SHBA-së gjatë trazirave të mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump është shpallur e vdekur në një spital të kryeqytetit, Uashington, konfirmoi për CNN-in një zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane. Po ashtu u raportua edhe për tre viktima të tjera.
Shumë oficerë janë plagosur me të paktën një të transportuar në spital, thonë burime të shumta për CNN-in.