Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar për trazirat në godinën Capitol të Kongresit në SHBA. Merkel thotë se kur pa pamjet ditën e djeshme u zemërua dhe trishtua njëkohësisht.
Ajo shpreh keqardhjen që Trump nuk pranoi humbjen që nga nëntori, madje s’e bëri as dje.
“Ne të gjithë pamë fotografitë shqetësuese të sulmit të Kongresit të SHBA dje në mbrëmje dhe këto pamje më zemëruan dhe trishtuan.Një rregull themelor i demokracisë është që pas zgjedhjeve të ketë fitues dhe humbës. Të dy kanë rolin e tyre për të luajtur me mirësjellje dhe përgjegjësi në mënyrë që vetë demokracia të mbetet fituese. Më vjen keq shumë që Presidenti Trump nuk e pranoi humbjen e tij që nga nëntori dhe gjithashtu përsëri jo dje. Dyshimet në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve u trazuan dhe krijuan atmosferën që bëri të mundur ngjarjet e natës së kaluar.”- tha Merkel