Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë po përballet me “krizën më të rëndë që mbahet mend”, paralajmëroi zyrtari i lartë i qeverisë, njeheresh shefi i mjekësisë, Chris Whitty.
Në një kohë aë po bëhet thirrje për mbylljen e çerdheve dhe përfundimin e lejimit të grumbullimeve të dy familjeve së bashku, ministrat thonë se nuk ka plane për shtrëngim masash, por do kerkohet të zbatohen rregullat e bllokimit në mënyrë rigoroze duke urdhëruar policinë të jetë në pararojë dhe të vendosë gjoba.
Whitty paralajmëroi se spitaleve do u duhet të largojnë pacientët në urgjencës qe nuk jane me COVID, nëse numri i pacientëve te infektuar nuk bie.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar rrezikon të mbingarkohet brenda dy javësh, tha ai, dhe në disa zona po përballej me “situatën më të rrezikshme që mbahet mend”.
Britania ka pasur se fundmi për katër ditë rresht më shumë se 1.000 vdekje në ditë