Afera me maskat iu kushton shtrenjtë dy deputetëve gjermanë, largohen nga politika

E mërkurë, 10 Mars 2021 09:37

 

 

Reagime të ashpra në Gjermani pas zbulimit të aferës me maska nga dy deputetë konservatorë të Bundestagut. Dy deputetët e CDU e CSU janë larguar ndërkohë nga partia, Nikolaus Löbel ka lënë mandatin si deputet.

Dy deputetët gjermanë, Nikolaus Löbel nga CDU, dhe Georg Nüßlein nga CSU (ndërkohë të larguar nga partia) janë pasuruar personalisht përmes sigurimit të maskave në krizën e Coronës. Gjatë vitit të kaluar ata kanë marrë provizione në shuma 6 shifrore për ndërmjetësimin që kanë bërë për kontratat me prodhuesit dhe furnizuesit e maskave. Firma e Löbel ka marrë 250.000 euro honorar për ndërmjetësimin që ka bërë mes një furnizuesi maskash dhe dy sipërmarrjeve private, kurse në ndërmjetësimin që ka bërë Georg Nüslein, përmes një firme të tretë kanë mbërritur në firmën, ku ai është drejtor vetë, një shumë prej 650.000 eurosh.

 

Reagime të ashpra

Reagimet në Gjermani pas zbulimit të aferës janë shumë të ashpra. Opozita e ka kritikuar ashpër Unionin CDU e CSU dhe ka folur për një problem strukturor. Kreu i Të Gjelbërve, Robert Habeck ka thënë, se “asnjë parti nuk është e mbrojtur nga gabimet e veçanta personale. Por në rastin e Unionit shumë të dhëna të thonë, se bëhet fjalë për një problem strukturor.” Sipas Habeck, me këtë CDU dhe CSU tregon se ka një qëndrim të pagdhendur për pushtetin, gjë që dëmton besimin në institucionet demokratike.” Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder kërkoi që deputetët të dorëzojnë mandatet e tyre. Nikolaus Löbel reagoi dhe dorëzoi të hënën të gjitha mandatet e postet, dhe bëri të ditur largimin nga partia. Kurse Georg Nüßlein mandatin e deputetit do ta mbajë deri në zgjedhje, megjithëse imuniteti i është hequr. Prokuroria ka nisur hetimet për rastin si për deputetin Löbel edhe Nüßlein.

 

Kandidatja e CDU-së për landin Baden-Vyrtemberg, Susanne Eisenmann ka thënë se e përshëndet që kolegu i i dikurshëm i CDU-së, Nikolaus Löbel ka lënë edhe mandatin e deputetit. Ajo pret që ai t’i dhurojë paratë e fituara një organizate. ” E qartë është që bëhet fjalë për raste të veçanta, tha ajo, por “çdo rast është një më shumë”.

 

“Këtu merr fund toleranca”

Afera e maskave e dëmton rëndë Unionin konservator në këtë vit zgjedhor. Në shtator zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Gjermani, kurse gjatë vitit ka zgjedhje në disa lande. Sipas politologut të Universitetit të Lirë të Berlinit, Thorsten Faas, afera e maskave ka potencialin të ndezë paragjykimet kundër politikës. “Parimisht deputetët mund të kenë punë dytësore. Kjo nuk është amorale. Të ndërmjetësosh kontakte në kohë pandemie, madje ka kuptim. Por të marrësh për këtë shuma të mëdha, këtu merr fund toleranca”, tha Faas në intervistë për “tagesschau”. Sipas tij afera e maskave dominon tani axhendën dhe prodhon furtunë për CDU në një situatë të vështirë aktualisht.

 

Thirrjet për pasoja të zgjeruara pas aferës së maskave janë shtuar. Kreu i Transparancy International për Gjermaninë, Hartmut Bäumer i kërkoi Bundestagut të plotësojë rregulloret, për të sanksionuar forma të caktuara të lobiizimit, shkruan agencia e lajmeve, dpa. Grupet parlamenatra duhet të vendosin rregulla të tilla të brendshme, “me një mekanizëm sanksionimi disa shkallësh, nga paralajmërimi deri tek përjashtimi nga grupi parlamentar.” Kurse të ardhurat dytësore, si për deputetët që janë lobiistë për një produkt të caktuar, që blihet më pas nga ministritë duhet të ndalohen plotësisht.

 

Kreu i grupit parlamentar të CDU, Ralph Brinkhaus dhe kreu i grupit parlamentar të landit të CSU, Alexander Dobrindt në një letër për deputetët e Unionit janë shprehur se “ne kemi bërë gabime, nuk kemi parë sa duhet, kjo duhet të bëhet më mirë.” Ata kanë bërë të ditur, se do të marrin masa të forta për të mos pasur raste të tilla në të ardhmen, si për shembull krijimin e një kodi sjelljeje, “që kalon përtej asaj, se çfarë pritet nga anëtarët e Bundestagut gjerman.”/DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...