“Do të ketë pandemi të tjera dhe…”/ Liderët botërorë bëjnë thirrje për traktat si ai i pas Luftës së Dytë Botërore: Ndihmesë në krijimin e sistemeve më të mira

Tuesday, 30 Mars 2021 09:12


Më shumë se 20 liderë botërorë kanë bërë thirrje për një zgjidhje të re për të ndihmuar botën që të përgatitet për pandemitë e ardhshme.


Në një shkrim për gazetat në të gjithë botën, udhëheqësit përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel Macron të Francës dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel thanë se COVID-19 ka paraqitur sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Nuk është çështje nëse do të ndodhë një krizë tjetër pandemike, por kur, kanë shkruar ata.

Liderët në këtë artikull të përbashkët kanë thënë se pandemia e COVID-19, ka treguar se “askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”.

Udhëheqësit thonë se për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkombëtar duhet një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore.

Nënshkruesit, ndër të cilët është edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thonë se “në atë kohë, pas shkatërrimit të dy luftërave botërore, udhëheqësit politikë u bashkuan për të fuqizuar sistemin shumëpalësh”.

“Qëllimet ishin të qarta: të bashkohen vendet, të largohen prirjet drejt izolimit dhe nacionalizmit si dhe të adresohen sfidat që mund të arriheshin së bashku në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit për paqen, prosperitetin, shëndetin dhe sigurinë”, ka thënë liderët botëror.

Ata theksojnë se në të njëjtën frymë, vendet duhet tani “të jenë më të përgatitura për të parashikuar, parandaluar, zbuluar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj pandemive në një mënyrë shumë të koordinuar”.

Një traktat i ri do të ndihmonte në krijimin e sistemeve më të mira për njoftimin e njerëzve për pandemitë e mundshme, thonë ata, duke shtuar se pakti gjithashtu do të përmirësonte ndarjen e të dhënave dhe shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mbrojtëse personale.

” Do të ketë pandemi të tjera dhe emergjenca të tjera të mëdha shëndetësore. Asnjë qeveri e vetme ose agjenci shumëpalëshe nuk mund ta trajtojë këtë kërcënim vetëm”, kanë thënë ata.

Koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19 u paraqit për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019. Që nga ajo kohë vendet në botë kanë marrë masa të ashpra izolimi për të parandaluar përhapjen e tij. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA, në të gjithë botën janë infektuar 127.643.380 njerëz, prej të cilëve 2.792.005 kanë vdekur. Shifrat besohet të jenë më të larta./Rel

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...