“Në emër të gjeopolitikës, Evropa ka mbyllur sytë”, “Le Monde” shkrim për presidentin serb dhe atë malazez: Lidhjet e Vuçiçit me grupet kriminale në Serbi

Tuesday, 03 August 2021 11:19

 

Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar një tekst të gjatë dy presidentëve të dy vendeve ballkanike, Aleksandar Vuçiçit të Serbisë dhe Milo Gjukanoviçit të Malit të Zi.

Në tekst, sipas asaj që përcjell “Vijesti.me”, apo Aljazeera Balkan, flitet për grupet kriminale nga Serbia e Mali i Zi që kanë marrë pjesë në shitjen e drogës me origjinë nga Amerika e Jugut, e që gjithçka ka shkuar me përkrahjen e liderëve në pushtet.

Në tekst, gjithashtu theksohet roli i vëllezërve të dy presidentëve në këto lidhje kriminale, Andreja Vuçiçit në Beograd dhe Aca Gjukanoviçit në Podgoricë.

 

Është cituar edhe një diplomat i huaj i cili ka thënë se “në emër të gjeopolitikës”, Evropa ka mbyllur sytë për atë që po ndodhte në Serbi e Mal të Zi.

 

Më tej thuhet se autoritetet në Serbi e Mal të Zi kanë favorizuar grupin kriminal “Kavaçki”, “pjesëtarët e të cilit kanë mbajtur lidhje të ngushta me huliganët e lidhur me Vuçiçin”.

 

Le Monde
Po ashtu në shkrim thuhet se grupi kriminal “Janiçari”, më vonë i njohur si “Principe”, është forcuar vazhdimisht me ardhjen e Vuçiçit në pushtet. Pjesëtarët e këtij grupi ishin prezent, sipas “Le Monde” edhe në ceremoninë inauguruese të Vuçiçit si president i Serbisë, si dhe djali i tij, Danilo, është parë vazhdimisht në shoqëri të pjesëtarëve të këtij grupi.

 

Gazeta franceze shkruan se lidhjet mes këtij grupi dhe pushtetit i ka mbajtur Dijana Hrkaloviç, të cilën Vuçiçi e ka emëruar sekretare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

 

Së fundi, edhe një lider i një grupi të madh kriminal në Serbi, ka thënë se para se të arrestohej është takuar me Vuçiçin. Kreu serb ka thënë se kjo është e pavërtetë dhe se është i gatshëm t’i nënshtrohet poligrafit “për të nxjerrë të vërtetën në shesh”.

 

Poligrafi, është mjet i njohur në Serbi për të zhveshur politikanët nga fajësia. Pas shumë ngjarjeve me bujë, autoritetet kanë dalë duke thënë “se X politikani e kaloi testin e poligrafit”, pa dhënë dëshmi shtesë.

 

Kështu Vuçiç tha me herët edhe për Milan Radojçiçin, serbin nga veriu i Kosovës, i dyshuar nga organet kosovare si pjesëmarrës në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.

“Radojçiçi ka kaluar testin e poligrafit dhe aio nuk ka asgjë të bëjë me vrasjen e Ivanoviçit”, pati thënë Vuçiç.

Nga ajo kohë, Radojçiç është në Serbi në mbrojtjen e pushtetit. Së fundi ishte mysafir edhe në Kuvendin e Serbisë, ku Vuçiçi foli për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. E veja e Ivanoviçit, deputete në Serbi, lëshoi seancën, duke thënë “unë dhe Radojçiçi nuk mund të ndajmë të njëjtën hapësirë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...