Kush do ta pasojë Angela Merkelin? Ja çfarë thonë sondazhet aktuale

Premte, 06 August 2021 18:18

 

Pak javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani Socialdemokratët (SPD) me kandidatin e tyre për kancelar Olaf Scholz renditen me fare pak diferencë pas ekologjistëve, kristindemokratët kryesojnë. Gara mbetet e hapur.

Kush do ta pasojë Angela Merkelin? Në fund të vitit 2020 sondazhet flisnin për një fitore të qartë të Unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe Partisë simotër bavareze Kristiansociale (CSU), që emëruan në prill kandidat për kancelar Armin Laschet. Bazuar në rezultatet e sondazheve për muaj të tërë llogaritë në shifra flisnin për një koalicion mes kristiandemokratëve dhe ekologjistëve. Këto dy parti arrinin së bashku 57 përqind. Edhe në maj kur pati një dobësim të unionit konservator, i cili në sondazhet e rregullta që zhvillon me elektoratin Instituti për Hulumtimin e Opinionit „Infratest dimap”, renditej pas ekologjistëve, pyetja kryesore që shtrohej ishte: A do ta trashëgojë kancelaren që nga viti 2005 në pushtet Angela Merkel kristiandemokrati Armin Laschet apo kandidatja e ekologjistëve për kancelare Annalena Baerbock?

 

Ndërsa tani tre muaj më vonë dhe pak javë para votimeve tendenca ka ndryshuar: aktualisht sondazhet flasin për një kuotë prej 46 përqind për partinë kristiandemokrate dhe ekologjiste së bashku. E pikërisht po këtë kuotë arrijnë së bashku edhe partitë SPD, liberal-demokratët (FDP), Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe partia e Majta. Pra aktualisht më shumë se çdo herë tjetër partive u duhet të vrasin mendjen, se çfarë koalicioni mund të krijojnë për të qeverisur së bashku.

 

Një zgjedhje direkte në favor të Olaf Scholz

 

Papritur madje edhe kandidati socialdemokrat për kancelar Olaf Scholz ka më shumë shpresë për të drejtuar një koalicion të mundshëm me ekologjitët dhe liberal-demokratët. Vetëm tri pikë e ndajnë atë në sondazhe nga partia ekologjiste e bashkë me FDP ata do të mund të krijonin teorikisht një koalicion qeverisës. Nëse vazhdon kjo tendencë në favor të SPD-së dhe unioni konservator humbet edhe më shumë pikë, në fund mund të mjaftojë sërish një koalicion me bazë të gjerë mes SPD-së dhe CDU/CSU-së. Por nëse partitë sërish do të gjenin gjuhën e përbashkët lidhur me konceptet për qeverisjen, kjo është një çështje tjetër.

 

Nëse gjermanët do të mund ta zgjidhnin direkt kancelarin apo kancelaren, Olaf Scholz do të kryesonte. Pyetur në këtë formë, rezulton që Scholz kryeson bindshëm në sondazhe me 35 përqind kundrejt Armin Laschetme 29 përqind dhe Annalena Baerbock me 16 përqind. Ky avantazh del edhe më qartë në pah me pyetjen, se sa të kënaqur janë zgjedhësit me punën e këtyre tre politikanëve: Scholz vlerësohet me 48 përqind, ndërsa Baerbock me 27 dhe Laschet me 24.

75 përqind thonë: Merkel ka qenë një kancelare e mirë

 

Angela Merkel vazhdon të jetë politikania më e preferuar në elektorat. Ajo prej vitesh në sondazhe renditet e para në këtë kategori madje edhe tani në fund të mandatit të saj të katërt vlerësimi për të është me 66 përqind. Kancelarja prej 16 vitesh në këtë post ka mbështeteje të gjerë në popull. 75 përqind mendojnë, se politikania kristiandemokrate ka qenë një kancelare e mirë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...