Vendimi i Francës/ Nga shtatori nis vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Macron zbulon objektivin

E mërkurë, 11 August 2021 19:41

 


Franca ka vendosur vaksinimin e qytetarëve me dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Mbrojtjes Shëndetësore, ndërsa qeveria franceze shpalli planin e ri të masave për frenimin e pandemisë.

Mediat raportojnë se vaksinimi me dozën e tretë do të nisë në shtator dhe do të aplikohet te personat më të rrezikuar nga Covid-19.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se objektivi është vaksinimi i të gjithë francezëve. Macron u bëri thirrje qytetarëve për të treguar “përgjegjshmëri dhe civilizim” duke u vaksinuar.

Ndërkaq, zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal konfirmoi përfundimin e testeve falas, masë që do të hyjë në fuqi në mes të tetorit.

“Testet nuk mbrojnë, nuk parandalojnë shkuarjen në spital”, shpjegoi Attal duke shtuar se “nga mesi i tetorit, të gjithë do të kenë pasur kohën e duhur për të bërë angazhimin e tyre për t’u vaksinuar”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...