Haiti: Qindra të vdekur nga tërmeti i fuqishëm

Diel, 15 August 2021 09:30

 

Shteti i Karaibeve, Haiti u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 7,2 ballë. Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës.

Sipas informacioneve të fundit rreth 227 vetë kanë gjetur vdekjen prej tërmetit, njoftoi autoriteti i mbrojtjes civile në Haiti. Numri i viktimave mund të rritete, pasi përmasat e dëmeve nuk janë ende të qarta. Kryeministri në detyrë Ariel Henry në twitter e cilësoi gjendjen „dramatike” dhe deklaroi, se qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës.


Tërmeti goditi rreth 150 km në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince në afërsi të komunës Saint-Louis-du-Sud në një thellësi prej rreth dhjetë kilometrash. Më shumë janë goditur qytetet Les Cayes dhe Jeremie. Kupola e katedrales në Jeremie është shembur, njofton gazeta “Avvenire”. Shumë shtëpi janë shkatërruar. UNICEF njoftoi për „dëme të mëdha” në jugperëndim të vendit. Sipas forcave të shpëtimit janë ndërprerë pjesërisht linjat e komunikimit në zonat e prekura. Një paralajmërim për cunami i dhënë nga autoritetet më pas u shfuqizua. Shërbimki kombëtar i sinoptikës në SHBA i këshilloi njerëzti në Haiti, që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm. Në zonat bregdetare në afërsi të epiqendrës së tërmetit mund të ketë rritje të nivelit të detit deri në 30 cm.

Sipas të dhënave të qendrës vrojtuese të SHBA-së për tërmetet, USGS, goditjet ishin në shkallën 7,2 ballë. Më vonë ka pasur tërmete pasuese me forcën 5,2 ballë. Tërmeti është ndjerë edhe në Kubë, sipas të dhënave të banorëve.

Map Earthquake Haiti EN
SHBA siguruan menjëherë mbështetje

SHBA i siguroi ndihmë të menjëhershëm Haitit. Një nëpunës qeveritar në SHBA deklaroi, se presidenti Joe ka miratuar ndihmat. Për koordinimin e ndihmave është ngarkuar shefja e Usaid Samantha Power.

Haiti përpara njëmbëdhjetë vjetësh u godit nga një tërmet i rëndë që e la vendin thuajse të shkretuar. Epiqendër e tërmetit 7,3 ballë atëherë ishte kryeqyteti me dendësinë më të madhe të popullsisë Port-au-Prince. Sipas autoriteteve mbi 200.000 vetë humbën jetën atëherë. Edhe sot pasojat vazhdojnë të ndjehen./DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...