Wall Street Journal: Si Biden shkatërroi NATO-n

Premte, 20 August 2021 20:29

-

 

Ju kujtohet kur kandidati Joe Biden u shpreh se Amerika “ka nevojë për një lider që bota ta respektojë”? Me sa duket këtë premtim e ka harruar Presidenti Biden. Një nga shumë pasojat e tërheqjes së keqmenduar nga Afganistani, e ndoshta një nga më seriozet është prishja e marrëdhënies që ai ka bërë me aleatët sidomos ato në Europë.

Afganistani ishte një ndërhyrje ushtarake e NATO dhe aleatët e Amerikës në të kanë investuar gjak dhe pasuri në këtë konflikt. Kjo do të thotë që kanë dërguar me dhjetra mijëra trupa në këto 20 vite, më shumë se 1100 trupa janë vrarë dhe milairda dollar janë shpenzuar në opercaionet ushtarake dhe përpjekjet për të rindërtuar .

Ky akt ishte përmbushja e detyrës së tyre pas ngarjeve të 11 shtatorit ku një sulm terrorist I hapi rrugën zbatimit të pikës së vetë-mbrojtjes në traktatin themelues të NATO-s. Aleatët Europianë gjithashtu kanë pasur një peshë të madhe në parandalimin e një kombi me rreth 40 milionë banorë që të kolapsojë dhe të shndërrohet në një shtet të dështuar dhe që kjo do të sillte si pasojë rritjen e numrit të emigrantëve në Europë apo të shdnërrimit të tij në një arenë stërvitjeje për terroristët.

 

 

Por fatkeqësisht gjithçka nga tërheqja e Bidenit prej Afganistanit ka qenë një shpullë në fytyrën e aleatëve tanë. Ato nuk dëshironin që SHBA të tërhiqej, por ai veproi kështu. Ekzekutimi i mjerë ka detyruar mijëra qytetarë që të rropatën në aeroport shumë prej tyre dhe gjithashtu mijëra afganë që kanë punuar si përkthyes.

 

Megjithë këto pamje snobizmi vazhdon të vijë prej Ëashingtonit. Në fjalimin e tij ditën e hënë, Biden jo vetëm që bëri një krahasim të vobektë duke iu referuar shakarazi NATO-s dhe asnjë aleati tonë Europian gjatë shpjegimit të situatës. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, raportohet të ketë pritur një ditë e gjysmë për të marrë një përgjigje në lidhje me një telefonatë me presidentin Biden.

Nuk është habi që liderët europianë janë të hutuar. Ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Ëallace, e quajti marrëveshjen Trump -Biden me Talebanët “një marrëveshje të dobët” gjatë një interviste të këtij muaji pasi Talebanët kishin nisur të fitojnë terren. Në Parlament të mërkurën, Tom Tugendhat —kryetari i Komitetit për Politikën e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve që ka shërbyer edhe në forcat britanike në Afganistan—e quajti fjalimin e Biden “të turpshëm” pasi në të presidenti Biden akuzonte ushtrinë Afgane për rënien e Afganistanit. Ish kryeministrja Theresa May, kritikoi Biden që ndoqi politikën e një negocimi unilateral të Trump me Talebanët.

Raportimet e shtypit shprehen se kancelarja e Gjermanisë, Anxhela Merkel, i është shprehur partisë së saj konservatore se ajo besonte se Biden u tërhoq “për arsyet e tij politike brenda SHBA” Pasuesi i saj në krye të CDU dhe me gjasë kancelari i ardhshëm, e quajti tërheqjen në Afganistan “debaklin më të madh që NATO ka pësuar që nga themelimi dhe se ne jemi përballë ndryshimeve epokale.”

Presidenti Francez Emmanuel Macron morri goditje të forta ndërsa në 2019 u shpreh se NATO po bëson një “vdekje të trurit”. Ai parashikoi se me apo pa presidentin Trump në zyrë, SHBA po bëhej gjithnjë e më pak e besueshme si aleate dhe argumentoi se Europës do t’i duhet të “përballet me realitetin se çfarë është NATO nën dritën e angazhimit të SHBA”. Biden duket se e ka shndërruar atë në një orakull dhe të bën të mendosh se Macron ka qenë tejet i butë këtë javë kur vuri në dukje atë që kish thënë. Liderat e politikës franceze tanimë po përgatiten për një krizë tjetër refugjatësh që Biden po ia bën peshqesh Europës.

Liderët e Europës nuk kanë kërkuar kurrë një fund të hapur të angazhimit amerikan në Afganistan. Por aleatët e NATO justifikohen se kishin pritshmëri që nëse SHBA do të tërhiqej do ta bënte atë në konsultime me partnerët. Dështimi i Biden ishte pikërisht këtu, dhe kjo po rrezikon NATO, duke i ofruar atyre një provë të fortë se liberalët e rritur në Amerika janë poa q në tërheqje sikundër republikanët e Trump.

Aleatët e tjerë gjithashtu po mbajnë shënime. Presideti i Tajvanit, Tsai Ing-ëen, këtë javë paralajmëroi se në kuadër të tërheqjes së SHBA “Opsioni i vetëm i Taivanit është që të rritet vetë e të bëhet më i fortë dhe më i bashkuar duke forcuar determinimin tonë për të mbrojtur veten.” Kjo është tejet domethënse pasi Biden u shpreh se tërheqja nga Afganistani erdhi si mënyrë për të çuar më shumë burime në Azinë Lindore. Ndërkohë që tërheqja e tij kaotike po hedh dyshime mbi kredibilitetin e SHBA.

Një President që ka kuptuar politikën e jashtme sa çfarë pretendon Biden do ta kishte kuptuar dëmin e madh që dalja e tij e turpshme nga Afganistani ka sjellë për Amerikën dhe reputacionin e saj tek aleatët. Ai kurrë nuk do të besohet më si dikur.

https://www.wsj.com/articles/how-joe-biden-broke-nato-allies-boris-johnson-angela-merkel-emmanuel-macron-11629406300?mod=hp_opin_pos_1

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...