Johnson kërkon shtyrjen e datës së tërheqjes së trupave amerikanë nga Afganistani, Pentagoni: Jemi në komunikim me talebanët, por afati nuk ndryshon

Hënë, 23 August 2021 19:33

 

 

Pavarësisht situatës kaotike ushtria amerikane do të përfundojë tërheqjen e saj nga Kabuli më 31 gusht, por kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se planifikon të nxisë presidentin amerikan, Joe Biden të shtyjë afatin.

Tani për tani, Pentagoni nuk është në dijeni të ndonjë bisede mes dy liderëve, raporton “BBC”.

 

“Unë nuk jam në dijeni të bisedave specifike që kemi pasur në lidhje me afatin,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

 

Ai më tutje shtoi se ata janë në komunikim të vazhdueshëm me Talebanët në lidhje me aktivitetet amerikane në Aeroportin Hamid Karzai në Kabul.

 

Talebanët kanë kërcënuar sot me një ‘reagim’ nëse SHBA-ja ose Britania e Madhe zgjasin afatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...