Greqia largon nesër nga spitalet 10 mijë mjekë e infermierë: Nuk pranuan të vaksinohen!

E mërkurë, 01 September 2021 12:02

 

Athinë - Me skadimin e afatit për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë të mërkurën, Ministria greke e Shëndetësisë po përgatitet për një "eksod të madh" të personelit për shkak të pezullimeve - që do të pasohen nga një sërë masash parandaluese për të mbushur boshllëqet dhe siguruar që shërbimet të jenë plotësisht funksionale.

Këto masa përfshijnë një riorganizim të punonjësve të kujdesit shëndetësor brenda spitaleve, bashkime të klinikave dhe departamenteve, zëvendësimin e atyre që janë pezulluar me personel ndihmës dhe partneritet me sektorin privat për shërbimet mbështetëse të tilla si ushqimi, kujdesi etj.

 

E mërkura është dita e fundit që stafi të marrë të paktën dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 në mënyrë që të shmangë pezullimin nga puna që nga nesër. Qeveria ka këmbëngulur se legjislacioni përkatës për vaksinimet e detyrueshme do të zbatohet në mënyrë rigoroze.

 

Ata që janë të përjashtuar nga parimet e legjislacionit janë padyshim ata që tashmë janë vaksinuar dhe punëtorët që janë infektuar me koronavirus brenda gjashtë muajve të fundit.

 

Ata që nuk bëjnë pjesë në këto kategori dhe nuk kanë marrë miratimin për përjashtim për shkak të çështjeve shëndetësore nga komitetet kompetente do të pezullohen.

Për më tepër, siç sqarohet nga ish –Zv.Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kontozamanis, bazuar në sistemin e listës së pagave në sektorin publik, i cili siguron pagesën paraprake të përfitimeve çdo dy javë, qeveria do të kërkojë që ata të kthejnë këtë shumë të pagës si të paguar padrejtësisht.

Duke folur në stacionin radio 9.84 të martën, Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimeve Shëndetësore Yiannis Kotsiopoulos vlerësoi se rreth 10,000 punonjës shëndetësorë nuk do të vazhdojnë të punojnë në Sistemin Kombëtar të Shëndetit.

Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se 90% e mjekëve dhe 80% e infermierëve ishin vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa përqindjet janë më të ulëta për pjesën tjetër të personelit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...