Bidenit i duhen më tepër se thjesht ide të mira për të bërë diçka në Ballkan

Premte, 03 September 2021 14:57

 

Nga Daniel Serwer - 03/09/2021

Javën tjetër, një i dërguar i ri special do të marrë detyrën në Ballkan nga i emëruari i mëparshëm i administratës Trump. Ballkanasit shpesh mendojnë se unë i njoh të emëruarit e rinj, dhe në fakt disa i njoh.

Por unë jam larguar nga Departamenti i Shtetit 23 vjet më parë dhe që atëherë nuk kam kaluar shumë kohë atje. Zyrtarët e porsaemëruar në Shërbimin e Jashtëm kanë qenë relativisht të rinj ose nuk kanë qenë fare në Shërbim më 1998. Sikur t’i njihja të gjithë, do t’i njihja si oficerë të rinj, që tashmë janë maturuar dhe kanë evoluar që nga ajo kohë.

Kështu që jo, nuk e mbaj mend Gabriel Escobar, zëvendësshefi i misionit në Beograd që flitet se do të zëvendësojë Matt Palmer si i dërguari special për rajonin. Ia kam lexuar biografinë profesionale. Më duket vërtet shumë i kualifikuar, me pozicione të mëparshme në Ballkan dhe me aftësi të rëndësishme gjuhësore.

Ai është një profesionist që supozohet se mund të përpiqet për të futur politikën amerikane në drejtime produktive dhe të bëjë çfarëdo që mund të vendosë administrata Biden.

Ajo çka nuk ka, me sa mund të kuptoj, është miqësia e Presidentin apo me dikë me influencë (apo pará) në politikën e brendshme amerikane. As nuk po ngarkohet me detyrën për të bërë diçka me të cilën Presidenti do të harxhojë shumë kohë. Biden e njeh mirë Ballkanin dhe i ka bërë të qarta linjat kryesore të politikës së administratës së tij për rajonin: mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të aspiratave të tyre evropiane. Administrata do të mbështesë edhe anëtarësimin në NATO të atyre që e dëshirojnë dhe kualifikohen.

Ky është një rikthim në politikën amerikane siç ka qenë para administratës Trump, e cila turbulloi ujërat me bisedat për korrigjim kufijsh, armiqësi kundrejt BE dhe dyshime për NATO-n. Ato shqetësime të mërzitshme dhe joproduktive kanë ikur tashmë, ndonëse tërheqja e nxituar nga Afganistani dhe rinovimi i përpjekjeve për t’u kthyer nga Indo-Pacifiku ngrenë pikëpyetje në mendjet e Evropës (përfshirë Ballkanin).

Edhe unë kam në mendje pyetje se si do t’u përqaset ekipi i ri i Bidenit sfidave aktuale ballkanike, të cilat shkojnë më thellë se linjat e deklaruara të politikës. Do të ketë dyshime për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës e Serbisë për sa kohë që ato nuk njohin njëra-tjetrën e të vendosin marrëdhënie diplomatike. Do të ketë dyshime për Bosnjë Hercegovinën për sa kohë që të ketë një qeveri që nuk mund të funksionojë në mënyrë efektive në të gjithë territorin për të përmbushur kushtet e vëna nga BE, pjesërisht për shkak të mos-bashkëpunimit të qëllimshëm nga ana e udhëheqjes së njërës prej dy njësive të saj.

Administrata Trump mendoi se mund t’i përmirësonte marrëdhëniet midis Kosovës e Servisë dhe eventualisht të hapte rrugë të reja përmes marrëveshjeve ekonomike midis tyre. Kjo ishte strategjia pas marrëveshjes së nënshkruar një vit më parë në Washington. Administrata Biden e ka konfirmuar mbështetjen për atë marrëveshje, e cila, megjithatë, është shumë e hollë. Edhe nëse zbatohet plotësisht, ajo do të bënte pak më tepër se përmirësimi i lidhjeve të transportit dhe mbrojtja e pronave serbe në Kosovë, pa hequr megjithatë barrierat e shumta ekzistuese për tregtinë dhe investimet, shumë prej të cilave ekzistojnë për shkak të mosnjohjes së sovranitetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Shumë mendojnë se mund të arrihet në iniciativën e re të përkrahur nga serbët të njohur fillimisht si mini-Schengen dhe tani pagëzuar si Ballkani i Hapur. Por edhe do të shkonte kundër çështjes së sovranitetit të Kosovës, ashtu siç shkojnë edhe përpjekjet e Prishtinës për të krijuar Zonën Evropianojugore të Tregtisë së Lirë (Southern Europe Free Trade Area - SEFTA), për të zëvendësuar atë evropianoqendrore, në të cilën Kosova merr pjesë, por nën flamurin e OKB-së. Fakti i trishtueshëm është se pothuajse çdo temë mund të reduktohet te sovraniteti në palët janë të përkushtuara për të mos rënë dakord për të.

Për mendimin tim, administrata Biden Administration ka idetë e duhura për Ballkanin, por ende nuk ka shfaqur shenja se si synon t’i vërë në zbatim. Ndoshta rruga ekonomike mund të prodhojë diçka të dobishme. Qoftë e bekuar nëse ia arrin. Por nëse jo, dikush duhet të gjejë diçka më të mirë, para se etno-nacionalistët të rinisin përpjekjet për rivizatim kufijsh dhe të zhvendosin popujt në anën “e duhur” të tyre. NATO nuk duhet të lejojë edhe një tjetër katastrofë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...