Hipokrizia e Blair/ Si ra ish-këshilltari i Ramës në rrjetën e 'Pandora Papers'

Hënë, 04 October 2021 10:49

 

Miliona dokumente të rrjedhura! Partneriteti më i madh mes gazetarëve në histori ka zbuluar sekretet financiare të 35 udhëheqësve aktualë dhe të shkuar në botë, të më shumë se 330 zyrtarëve publikë në më shumë se 90 vende dhe territore si dhe të njerëzve në kërkim ndërkombëtar, mashtruesve dhe vrasësve.

Dokumentet sekrete ekspozojnë marrëveshjet offshore të mbretit të Jordanisë, presidentëve të Ukrainës, Kenias dhe Ekuadorit, kryeministrit të Republikës Çeke dhe ish-kryeministrit të Britanisë Tony Blair.

Tony Blair ka qenë më herët këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe ndër vite është shfaqur në pozicionin e mikut të kryeministrit shqiptar.

 

 

okumentet e rrjedhura zbulojnë se shumë nga ata në pushtet, që kanë mundësinë të ndihmojnë për t’i dhënë fund sistemit offshore janë në fakt përfitues të tij – duke fshehur asete në kompani sekrete dhe truste ndërkohë që qeveritë e tyre bëjnë shumë pak për të ngadalësuar rrjedhën globale të parave të paligjshme që pasurojnë kriminelët dhe varfërojnë kombet.

 

Dokumentet sekrete njihen si Pandora Papers.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë ka marrë një thesar prej 11.9 milionë dokumenteve konfidenciale dhe ka udhëhequr një skuadër prej më shumë se 600 gazetarësh nga 150 mediave, të cilët kanë shpenzuar dy vjet për t’i lexuar ato, duke gjurmuar burime dhe duke gërmuar në dokumente gjyqësore dhe të dhëna të tjera publike nga dhjetëra vende.

Në shkurt, një koment nga 'Instituti Për Ndryshim Global' i Tony Blair, nxiti politikëbërësit të kërkojnë, mes të tjerash, taksa më të larta mbi tokën dhe shtëpitë. Blair, themeluesi i institutit dhe drejtori ekzekutiv, foli se si të pasurit dhe ata me lidhje kanë shmangur pagesën e pjesës së tyre të taksave së paku që nga viti 1994, kur ai bëri fushatë për t’u bërë udhëheqës i Mbretërisë së Bashkuar për Partinë Laburiste.

“Për ata që mund të punësojnë llogaritarët e duhur, sistemi fiskal është një parajsë mashtrimi, favorizimesh… dhe fitimesh,” tha ai gjatë një fjalimi në West Midlands në Angli. “Ne duhet të mos i bëjmë rregullat tona fiskale një fushë loje për ata që shmangin të ardhurat dhe abuzuesit e taksave që paguajnë pak ose asgjë ndërsa të tjerët paguajnë më shumë se sa pjesa që u takon.”

Por dokumentet e Pandorës tregojnë se më 2017, Blair dhe gruaja e tij, Cherie, u bënë pronarë të një ndërtese viktoriane me vlerë 8.8 milionë dollarë, e vlerë nga një kompani e regjistruar në Ishujt Virxhin Britanik që e kishte nën pronësi këtë ndërtesë. Ndërtesa në Londër tashmë shërben si zyrë për kompaninë ligjore të Cherie Blair.

Dokumentet tregojnë se Cherie Blair dhe bashkëshorti i saj, i cili shërbeu si diplomat në Lindjen e Mesme pasi ra si kryeministër në vitin 2007, bleu një kompani pronash të paluajtshme offshore nga familja e ministrit të industrisë dhe turizmit të Bahreinit, Zayed bin Rashid al-Zayani. Duke blerë aksionet e kompanisë në vend të ndërtesës, familja Blair përfitoi nga rregullat fiskale që i shpëtoi ata nga detyrimi për të paguar më shumë se sa 400,000 dollarë taksë pronash.

Çifti Blair dhe familja al-Zayanis thanë se ata nuk kishin pasur dijeni për përfshirjen e njëri-tjetrit në marrëveshje

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...