Rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rifilluar të funksionojnë pas një ndërprerje që zgjati gati gjashtë orë, thotë Facebook.
Kompania thotë se shkaku ishte një ndryshim i gabuar i konfigurimit, që mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm.
Dy orë pa Facebook, 160 milionë $ humbje për ekonominë globale
Po kështu po shihen si teorikisht i mundshëm edhe një sabotazh nga një person i brendshëm (i kompanisë).
Në një deklaratë të martën (5 tetor), Facebook tha se ndryshimi i gabuar i konfigurimit ndikoi në mjetet dhe sistemet e brendshme të kompanisë, të cilat ndërlikuan përpjekjet për të zgjidhur problemin.
Facebook-u, Instagram-i dhe WhatsApp-i dolën jashtë funksionit në të gjithë globin të hënën.
Më herët, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg u kërkoi falje atyre që preken nga ndërprerja.
Të hënën aksionet e Facebook-ut, një kompani ne rreth 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, ranë me 5.5% në tregtinë e pasdites, dita më e më të keqe në gati një vit.
50 mijë përdorues të FB dhe Instagramit njoftuan probleme me aplikacionet.
Ndërkohë, platforma e mesazheve e gjigantit të medias sociale, WhatsApp-i u njoftua se kishte probleme me mbi 35,000 përdorues, ndërsa Messenger-i për rreth 9,800 përdorues.
Facebook-u ka përjetuar ndërprerje të ngjashme edhe në muajt mars e korrik të këtij viti.