Angela Merkel javën e ardhshme do të largohet nga detyra si kancelare e Gjermanisë. Mbrëmjen e sotme pritet që të mbahet një ceremoni ushtarake me muzikë për nder të saj.
Sipas mediave të huaja kjo ceremoni do të vijë me një marshim bande dhe një procesion me pishtarë.
Duke marrë parasysh që Merkel është një fanse e pasionuar e muzikës, kryesisht asaj klasike në këtë ceremoni nuk do të mungojë as muzika.
Këngëtarja punk gjermane, Nina Hagen, do të jetë një nga tre zgjedhjet e saj muzikore. Dy pjesët e tjera janë mjaft standarde , një këngë popullore nga Hildegard Knef e quajtur For Me It Should Rain Red Roses dhe një himn i shekullit të 18-të.
Por zgjedhja u ka bërë përshtypje të gjerë gjermanëve, të cilët e shohin atë si dëshmi të sensit të humorit të nënvlerësuar të Angela Merkel