Tensionet Rusi-Ukrainë/ A po shqyrtohet opsioni i vendosjes së trupave amerikane në terren? Ja çfarë thotë presidenti Joe Biden

E mërkurë, 08 December 2021 21:00

 


Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se vendosja e trupave amerikane në terren në Ukrainë, me synimin për të penguar një sulm të mundshëm rus, nuk ishte një opsion që po shqyrtohej.

joe biden

Ai shtoi se deri të premten shpresonte të njoftonte rreth një takimi me Rusinë dhe me vendet e tjera të NATO-s.

Zoti Biden tha se do të zhvilloheshin takime të nivelit të lartë me Rusinë si dhe të paktën katër vende kryesore të NATO-s, për të diskutuar siç tha ai “mbi të ardhmen e shqetësimeve më imediate të Moskës në lidhje me aleancën dhe mundësive për arritjen e një marrëveshjeje për të ulur tensionet përgjatë frontit lindor”.

Duke folur me gazetarët, në dalje të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Biden tha se gjatë takimit virtual të martën i kishte bërë të qartë Presidentit rus Vladimir Putin se Moska do të përballej me saksionet më të forta ekonomike, me të cilat është ndeshur ndonjëherë, nëse do të sulmonte Ukrainën.

 

Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se brenda një jave Rusia do të dërgonte ide në Uashington mbi krizën me Ukrainën, në vazhdim të bisedimeve të tij me Presidentin amerikan Joe Biden.

Asnjëra palë nuk ka folur për një përparim pas video-telefonatës që zgjati dy orë, por dy udhëheqësit ranë dakord të vazhdonin bisedimet, rreth asaj që Kremlini e quajti një “situatë komplekse konfrontuese”.

Të dy udhëheqësit e përdorën bisedën e ditës së martë për të përcaktuar pozicionet e tyre mbi Ukrainën, e cila thotë se është e përgatitur për një sulm të mundshëm nga ana e dhjetëra mijëra trupa ruse pranë kufirit të saj.

Zoti Biden e paralajmëroi homologun e tij rus se Perëndimi do të ndërmerrte masa të forta ekonomike ndaj Moskës nëse do të sulmonte Ukrainën, ndërsa zoti Putin kërkoi garanci që NATO nuk do të zgjerohet drejt lindjes.

Në komentet e tij të para publike që nga biseda, zoti Putin tha se ishte “provokuese” të shtrohej pyetja nëse Rusia po planifikonte një sulm kundër Ukrainës dhe akuzoi edhe një herë Kievin dhe NATO-n, se po kërcënojnë sigurinë e Rusisë. /VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...