Konferenca për shtyp e Joe Biden ishte një katastrofë totale

E Enjte, 20 Janar 2022 20:45

 

Bordi editorial i ‘New York Post’

Nëse konferenca për shtyp e presidentit Biden të mërkurën supozohej të ngjallte besim- ajo dështoi në mënyrë të tmerrshme.

Edhe pse ai kaloi pjesën më të madhe të kohës duke thirrur qartësisht reporterët nga një listë me ‘pyetës të sigurt’, të ofruar nga stafi i tij, sërish u pengua dhe e qullosi deri në atë pikë sa shumë shpesh nuk kishte kuptim fare.

Plus, ai përsëriti marifetin e tij të çuditshëm të ‘pëshpëritjes’ për të theksuar disa pika- kur e vetmja gjë që nxori në pah më shumë ishte mosha e tij.

Duke ecur në korsinë e kujtimeve, ai tregoi se si në kohën e tij lajmet kabllore ishin ndryshe, se si Partia Republikane ishte ashtu, e kështu me radhë. Në kokën e tij ai po bën luftëra të vjetra ose ndoshta është thjesht i hutuar me botën moderne.

Megjithatë ai nuk mbante mend as çfarë tha javën e kaluar, duke këmbëngulur se nuk i kishte krahasuar kundërshtarët në Senat me Bull Connor dhe Jefferson Davies.

Në fund erdhi edhe ‘rrëfimi’ i tij se ai ‘harroi’ se ishte president dhe jo senator, një shpjegim i nënkuptuar për vitin e tij të parë katastrofik. Por më herët ai kishte këmbëngulur se ka bërë më shumë se çdo president tjetër në histori. Çfarë budallallëku!

Përgjigjet e tij për Ukrainën ishin veçanërisht konfuze.

Çështja është mjaft e drejtpërdrejtë: Vladimir Putin po kërcënon me pushtim dhe do të bëjë atë që mendon se do e nxjerrë të lagur nga kjo histori: tek e fundit ai do të tentojë të marrë ndonjë ryshfet nga Perëndimi që do i premtojë atij shumë nga ato që ai dëshiron pa luftuar.

Dukej se Biden ofroi një ryshfet duke dalë vullnetar se NATO nuk do e bëjë Ukrainën një anëtare së shpejti. Edhe nëse është e vërtetë, pse të kufizosh opsionet e tua?

Akoma më keq, në një moment presidenti sugjeroi se Putini ‘nuk ka zgjidhje tjetër’ veçse të pushtojë, pasi e kanë futur në një qoshe. Të paktën ne mendojmë se kjo është ajo që tha Biden, por sintaksa e tij e bën të pamundur të thuhet me siguri.

Më pas ai gjithashtu e tha hapur se Putini do të fitonte, megjithëse me një çmim të rëndë: “Kostoja e të hyrit në Ukrainë për sa i përket humbjeve fizike të jetës për rusët do të jetë e rëndë- edhe pse ata do jenë në gjendje që të triumfojnë me kalimin e kohës”.

Oh, edhe Biden sugjeroi se Rusia mund të shpëtojë me një ‘inkursion të vogël’. Kjo është një ftesë për të marrë një pjesë të Ukrainës tani- dhe disa copa më vonë. Çfarë katastrofe! Nuk është çudi që stafi i tij bën gjithçka mundet për ta mbajtur larg shtypit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...