Dobësia që po tregon Xho Bajden ndaj Ukrainës, i jep liri veprimi Vladimir Putinit

Saturday, 29 Janar 2022 11:17

 

Nga Rebekah Koffler “Fox News”

Presidenti rus Vladimir Putin është në marshim në Euroazi. Nga Ukraina në Kazakistan, në Bjellorusi dhe më gjerë sesa kaq, mjeshtri e spiunazhit në Moskë po zhvillon atë që strategët e tij e quajnë “lufta e gjeneratës së re”.

Duke përdorur hakerat që sulmuan rrjetet e fast-food-eve dhe pikat e karburantit në SHBA, dhe vodhën sekrete nga agjencitë qeveritare, Rusia po vazhdon që të shkaktojë një “kaos të kontrolluar” në Evropë. Putin ka mobilizuar një kontigjent të madh trupash dhe armatimesh të gatshme luftarake që kanë rrethuar Ukrainën.

Forcat të shumta ruse kanë shkuar dhe shkojnë në Bjellorusi për të zhvilluar stërvitje ushtarake të përbashkëta, por që potencialisht janë në funksion të pushtimit të Ukrainës. Javën e kaluar, disa agjenci qeveritare ukrainase u goditën nga sulme kibernetike, të cilat me gjasë u ndërmorën nga operativë apo përfaqësues të shërbimit sekret rus apo bjellorus.

Një javë më parë, Putin testoi në Kazakistan një model të mundshëm për ta sulmuar Ukrainën, duke vendosur atje forca “paqeruajtëse” për të shtypur protestat kundër liderëve Kazakë të mbështetur nga Kremlini. Por pse po vepron Putini? Dhe pse pikërisht tani?

Evropa e dobët, nuk ka këllqe t’ia mbledhë Putinit për helmimin e Navalnit

Nuk është një rastësi që Putin zgjodhi presidencën e Xho Bajden si një shans të artë për të arritur ambiciet e tij perandorake, dhe për të siguruar trashëgiminë e tij si një udhëheqës i fuqishëm. Rusët e kanë profilizuar presidentin amerikan Bajden si të paaftë për të krijuar një sfidë serioze ndaj Putinit dhe politikës së jashtme agresive të Rusisë.

Për dekada me radhë dhe bazuar në një politikë dypartiake, SHBA-ja ka qenë në gjendje që ta mbajë nën kontroll Rusinë, duke e penguar Moskën që të rimarrë sferën e saj të perceptuar të ndikimit, apo të dominonte fqinjët e saj post-sovjetikë.

Politikat e paafta të Bajdenit dhe dobësia e tij si lider, e kanë bindur Putinin se ai mund të manovrojë më së miri komandantin e përgjithshëm të ushtrisë së SHBA-së. Ajo që rusët shohin te Bajden është një aftësi vendimmarrëse e dobësuar, një predispozitë naive për të pasur marrëdhënie miqësore me Rusinë,si dhe lidhjet komprometuese midis oligarkëve rusë dhe djalit të Bajden, Hanter.

Në ditën e inaugurimit në detyrë të Bajden, versioni në gjuhën ruse i revistës “Forbes” publikoi një profil të presidentit të ri të SHBA-së. Autor i shkrimit rikujtoi se ishte pikërisht zv/presidenti Bajden nën administratën Obama, ai që nisi përpjekjet për të rivendosur marrëdhëniet e punës me Rusinë, pasi dërgoi në Moskë Sekretaren e atëhershme të Shtetit Hillari Klinton.

Profili citonte një artikull të “New York Times” të vitit 2009, që arriti në përfundimin se toni i Bajdenit gjatë një fjalimi në një konferencë sigurie, ishte më pajtues sesa ai i administratës Bush në lidhje me Rusinë.

Po ashtu ai vuri në dukje se Bajden dëshironte kompromis me Moskën për mbrojtjen raketore, të cilën Rusia e sheh si kërcënuese për sigurinë e saj. Rusët dyshojnë se presidenti aktual ka probleme të theksuara në aspektin konjitiv.

 

Rusët tallen me gafat e vazhdueshme verbale të Xho Bajdenit. Marsin e vitit të kaluar, ish-kreu i partisë në pushtet në Rusi, Andrej Turçak, tha se Bajden është dukshëm i prekur nga sëmundja e demencës. Shtypi rus kritikoi ashpër Bajden për deklaratën e bujshme kur ky i fundit e etiketoi Putinin “vrasës” gjatë një interviste televizive.

Rusët i konsiderojnë shpesh kërcënimet verbale të Bajden për sanksione dhe hakmarrje ndaj sulmeve kibernetike ruse,si shenja frustrimi dhe pafuqie. Shërbimet ruse të spiunazhit e kanë ndjekur nga afër debatin mbi laptopin e Hanter Bajden, që zbuloi përfshirjen e fshehtë të presidentit Biden në bizneset e djalit me kinezët.

Media ruse ka shkruar edhe për skandalet korruptive të Hanter Bajden, duke raportuar se ai ka marrë miliona dollarë nga të huajt. Duke mos pasur asnjë respekt për kreun e SHBA-së, nuk është çudi që Vladimir Putin të ndihet i lirë të bëjë ultimatume ndaj Bajdenit, të kërcënojë Ukrainën, apo të paralajmërojë se do të vendosë trupa dhe sisteme armatimi në Kubë dhe Venezuelë.

Putin ka arritur tashmë t’i marrë Bajdenit premtimin se SHBA nuk do të ndërhyjë ushtarakisht nëse Rusia sulmon Ukrainën. Ç’është më shqetësuese, javën e kaluar, diplomatët amerikanë që shërbenin në Evropë, u goditën sërish nga sëmundja e çuditshme neurologjike e quajtur “Sindroma e Havanës”.

Fajtori më i mundshëm pas këtyre sulmeve të tmerrshme, të cilat shkaktojnë probleme shëndetësore serioze, përfshirë dëmtimin e trurit, është sërish Rusia. Koha dhe vendi i sulmit, që përkon me takimet SHBA-Rusi në Evropë për zbutjen e krizës së Ukrainës, tregojnë më tej pozitat e forta të Putinit që po përpiqet të frikësojë Bajdenin e squllët.

Rusët, që e vëzhgojnë me shumë kujdes politikën e brendshme në SHBA, janë shumë të vetëdijshëm se popullariteti i Bajden është në pikiatë, ndërsa SHBA përballet me probleme serioze si inflacioni, krimi, migracioni i paligjshëm dhe dështimet e bujshme në politikën e jashtme siç ishte tërheqja katastrofike nga Afganistani.

Paaftësia dhe rënia e staturës së Bajden në skenën botërore, e kanë bindur Putinin se është koha e duhur që ai të rikonfigurojë panoramën gjeopolitike në Evropë përpara se të vijë në pushtet një udhëheqës i fortë në SHBA, që do të prishte skemën e udhëheqësit rus.

Shënim:Rebekah Koffler, ish-oficere e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes. Ajo është autore e librit “Manuali i Putinit:Plani sekret i Rusisë për të mposhtur Amerikën”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...