Kancelari gjerman sot në Ukrainë dhe nesër në Rusi për të zbutur tensionet

Hënë, 14 February 2022 07:53

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi Rusinë për sanksione dhe i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të zbusë tensionet lidhur me Ukrainën. Zoti Scholz foli të dielën në prag të vizitave në Kiev dhe Moskë këtë javë. Gjermania është një nga vendet që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.

Kancelari gjerman bën përpjekje për uljen e tensioneve, njofton Zeri i Amerikes.

Kancelari Scholz do të takohet të hënën në Kiev të hënën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe të martën në Moskë me Presidentin Putini si pjesë e përpjekjeve diplomatike për të ulur tensionet.

"Është e nevojshme të shprehemi qartë, se në rast të një agresioni ushtarak kundër Ukrainës që do të kërcënonte integritetin e saj territorial dhe sovranitetin e saj, do të kishte reagime dhe sanksione të forta që ne i kemi përgatitur me kujdes me aleatët tanë në Evropë dhe në NATO dhe që mund të hyjnë në fuqi menjëherë, së bashku", tha ai.
Zoti Scholz tha se ka "kërcënim shumë, shumë serioz" ndaj paqes dhe i bërë thirrje Rusisë të ule tensionet.

Kancelari gjerman ka thënë se duhen bërë gjitha përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve. Megjithatë një burim nga qeveria gjermane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Berlini nuk pret "rezultate konkrete" nga bisedimet me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë zëvendës kancelari dhe ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha të dielën në një intervistë se Evropa mund të jetë në prag të luftës.

Zoti Habeck nuk dha detaje por iu referua grumbullimit masiv të forcave të armatosura të dy vendeve përballë njëra-tjetrës.

Zoti Scholz ka thënë vazhdimisht se Moska do të paguante një "çmim të lartë" në rast të një sulmi, por refuzimi i qeverisë së tij për të furnizuar Ukrainën me armë vdekjeprurëse ose për të përcaktuar se cilat sanksione do të mbështeste kundër Rusisë, janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit dhe kanë ngjallur pikëpyetje në lidhje me vendosmërinë e Berlinit për t'i bërë ballë Rusisë.

Modifikuar më Hënë, 14 February 2022 12:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...